Tatuazh dhe për qentë, trendi Extrem që po merr përmasa të mëdha në Nju Jork. Kërkohen tattoo me flutura dhe trëndafila

Një prirje e re për tatuazhe të qenve e quajtur tatuazhe Kristal, të përkohshme është rritur ndjeshëm në SHBA.

Jorge Bendersky, “stilisti i qenve” jeton në Nju Jork, ai shprehet duke thënë se klientët kohët e fundit kanë shumë kërkesa për tatuazhe të qenve.

Ai ka qenë i përmbytur me rezervime që nga nisja e stinës së pranverës.

Këto tatuazhe kushtojnë 100 $ secili, kërkesat më të njohura janë me trëndafila, flutura, zemrat dhe ankora.

Fallon O'Brien, 33 vjeç, e cila jeton në Upper Side Manhattan vendosi ti bëjë një flutur 'tattoo' qenit të saj shtatë-vjeçar të quajtur Chihuahua.

Ajo tha se kjo ishte një mënyrë për të bërë atë të 'dalë' pa shpenzuar qindra dollarë në veshjet e dëshiruara, të cilat janë gjithashtu shumë të trasha për tu veshur stinën e verës.

“Kur unë jam në Central Park, turistët ndalen vazhdimisht duke e parë atë. Ai është në qendër të vëmendjes”.

"Kjo ishte diçka që unë mund ta bëja pa shpenzime të shumta për të bërë që qeni im të ndjehet sa më mirë”.

Stilisti i qenve i quajtur  Bendersky filloi ofrimin e shërbimit tatuazh kristal në Sallonin e tij për qentë këtë pranverë dhe ka qenë i përmbytur me rezervime.