Satelitët SpaceX Starlink të miliarderit Elon Musk janë shfaqur mbrëmjen e sotme në qiellin e Durrësit.

Në videon që “DurrësLajm” po publikon shfaqet “treni” i dritave që duket mjaft qartë në errësirën e natës dhe që ka surprizuar jo pak qytetarët që kanë ngritur sytë nga qielli mbrëmjen e sotme.

Satelitët në fjalë përdoren për të ofruar shërbimin e internetit në qoshet e largëta të botës dhe nuk është hera e parë që shfaqen në qiellin shqiptar.

Satelitët që kanë shtangur qytetarët janë pjesë e projektit ‘Starlink’ të kompanisë amerikane ‘Space X’.

Projekti ‘Starlink’ parashikon mbulim global interneti shumë të shpejtë me Ëireless (Ëi-Fi), çka do të revolucionarizojë komunikimin edhe në pjesët më të varfëra dhe të paarritshme të globit 

Por jo vetëm kaq. ‘Space X’ po revolucionarizon udhëtimet hapësinore. Ajo është kontraktuar nga qeveria e SHBA për të realizuar kolonizimin e planetit Mars, që fillon në vitin 2024. ‘Space X’ është një prej kompanive që drejtohen nga multi-miliarderi inovator Elon Musk, i cili ka në pronësi edhe gjigandin e makinave elektrike ‘Tesla’, apo kompaninë ‘Neuralink’ që po realizon lidhjen e trurit të njeriut me kompjuterat.