Afrimi i stinës së ngrohtë e bën edhe më të madhe dëshirën për të eleminuar qimet e padëshiruara në trup, sidomos në zonën bikini.

Zgjidhja për problemin tuaj është salloni Trio Laser në Durrës me estetisten Brunilda Domi.

“Lazeri me të të cilin unë operoj vepron me tre gjatësi të ndryshme vale. Një prej këtyre gjatësive është Alexandrite 755 nanometër, diodat 808 nanometër dhe yag-u 1064 nanometër, e cila shërben për ngjyrat e ndryshme të lëkurës. Funksioni i Lazer Alexandrite për shkatërrimin e qimeve bazohet në përthithshmërinë e energjisë së tij nga melanina e qimeve në folikulën e tyre dhe kjo e bën maksimalisht rezultativ ndaj qimeve të trasha dhe të errëta”,- na tregon estetistja Domi.

Pas vetëm 6-8 seancash me lazer, rezultatet do të jenë mëse të dukshme, ndërkohë që nuk do të keni asnjë efekt anësor sado lëkurë delikate të keni. Në varësi të tipologjisë së lëkurës së klientes, estetistja Domi përcakton kohëzgjatjen e trajtimit.

“Është një proces që do të vijojë me disa seanca në mënyrë intensive. Kjo do të thotë që këto seanca do të bëhet njëherë në 21 ditë në varësi të ngjyrës së lëkurës, problemeve hormonale që mund të ketë etj”,- thotë Domi.

Mjafton të keni mbushur 18 vjeç dhe ju mund t’i nënshtroheni procedurës së depilimit me lazer, për t’I thënë një herë e përgjithmonë lamtumirë qimeve.

Koha më e përshtatshme është pikërisht tani, prandaj estetistja Domi ka një apel për të gjitha gratë dhe vajzat. 

“Kjo është koha më efikase për të filluar lazerin. I bëj thirrje të gjithë atyre që duan të bëhen klientët tanë, të mos e shtyjnë më, por të nisin sa më shpejt me depilimin me lazer. Ky nuk është një investim i mirë për veten, por edhe për higjenën personale”.

E përkushtuar prej disa vitesh në biznesin e saj në lagjen nr.5 të Durrësit, estetistja Domi udhëton prej kohësh në qytete të ndryshme të vendit. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë. Shërbimin e saj ajo e ofron edhe në shumë qendra estetike anekënd Shqipërisë.

“Një ftesë shkon për të gjitha qendrat estetike, që janë të interesuara për të përfshirë shërbimin e depilimit me lazer në sallonin e tyre. Na kontaktoni për t’u ofruar klientëve tuaj një shërbim shumë cilësor dhe profesional”,– thotë Domi.

Për të rezervuar takimin tuaj në sallonin Trio Laser telefononi në +355 69 515 9550, ose kontaktoni në dm në Instagram Trio__laser.

Nxitoni sepse vera po afron!