Në përfundim të mandatit të saj, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në përfundim të mandatit të saj.
Në këtë letër, Trump përmend punën e përbashkët që kanë bërë në kuadër të Bordit të Paqes ndërsa shton se mezi pret të bashkëpunojë përsëri me të në vitet në vijim.
“Ndërsa së shpejti do të largohemi nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme, që do të formojë të ardhmen e vendit tuaj, të rajonit të Ballkanit dhe të gjithë Evropës”, shton ai në letër.
Osmani e ka shpërndarë letrën në rrjetet sociale dhe shprehet se edhe ajo mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre në vijim.
“Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë!
Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.”, shkruan Osmani.






