Kremlini ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit Donald Trump se po shqyrton mundësinë e sanksionimit të Rusisë deri në arritjen e një marrëveshje për armëpushim ose përfundimin e luftës në Ukrainë.
Një zëdhënës i qeverisë ruse tha se ky paralajmërim nuk do ta ndalonte Moskën nga arritja e qëllimeve në Ukrainë.
“Rreshti i parë i këtij postimi është më i rëndësishmi. Për shumë muaj, SHBA ka qenë e fokusuar tek fitorja e Ukrainës. Tani ka njohje të realitetit që pozita e Ukrainës në fushën e betejës është e keqe”, tha për CNN, Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Rusisë.
“E vërteta është se Ukraina ka humbur, sepse ata besuan dhe varen nga Shtëpia e Bardhë e mëparshme. Në lidhje me sanksionet e reja, ne kemi hasur tashmë shumë sanksione dhe ato nuk na kanë ndaluar nga realizimi i qëllimeve tona”, shtoi Zakharova.