Presidenti amerikan Donald Trump reagoi të dielën në mbrëmje ndaj përgjigjes së Iranit ndaj kërkesës së SHBA për armëpushim, duke e cilësuar atë “plotësisht të papranueshme”.
Në një postim të publikuar vonë në mbrëmje, Trump shkroi:
“Sapo lexova përgjigjen nga të ashtuquajturit ‘përfaqësues’ të Iranit. Nuk më pëlqen — është plotësisht e papranueshme.”
Trump nuk dha detaje të mëtejshme mbi deklaratën e tij, ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Iranit vazhdojnë të mbeten të larta.





