Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një armëpushim 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, i cili tha se do të hyjë në fuqi në orën 17:00 sipas kohës lindore të enjten.

“Sapo pata biseda të shkëlqyera me Presidentin e Libanit, Joseph Aoun, shumë të respektuar, dhe Kryeministrin e Izraelit, Bibi Netanyahu. Këta dy udhëheqës kanë rënë dakord që, për të arritur PAQEN midis vendeve të tyre, ata do të fillojnë zyrtarisht një ARMPUSHUMBIM 10-ditor në orën 17:00 sipas orës EST”, postoi Trump në Truth Social të enjten.

“I kam udhëzuar zëvendëspresidentin JD Vance dhe sekretarin e shtetit Rubio, së bashku me kryetarin e shtabeve të përbashkëta të ushtrisë, Dan Razin’ Caine, që të punojnë me Izraelin dhe Libanin për të arritur një PAQE të qëndrueshme”, shtoi Trump.

Izraeli dhe Libani zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada më parë këtë javë në Uashington, DC.