Trupi i pajetë i Erjon Toros, shqiptarit që mbeti viktimë në tërmetin që goditi më 24 gusht Italinë Qendrore, do të niset sonte në mbrëmje nga Italia drejt Shqipërisë.
Mësohet se nga provinca e Rietit ku ndodhet aktualisht, trupi i Erjon Toros do të udhëtojë drejt portit të Brindisit e më pas me një traget linje do të mbërrijë në Shqipëri.
Parashikohet se ai do të jetë në portin e Vlorës mëngjesin e së dielës.
Për riatdhesimin e të ndjerit, Ambasada shqiptare në Romë ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e duhur.
Ndërkaq, bashkëshortja e Erjonit, Elsa Toro, vazhdon të jetë e shtruar në spitalin e Aquila-s.
Gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme dhe vazhdon të jetë nën një mbikëqyrje speciale të mjekëve.