Një turiste nga Sllovakia ka humbur jetën këtë të hënë në plazhin e Golemit. Viktima është një grua 79-vjeçare, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak, ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.