Turqia mban sot balotazhin për zgjedhjet presidenciale në garën mes presidentit aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kandidatit të opozitës, Kemal Kiliçdaroglu.

Në zgjedhjet e 14 Majit, ”Aleanca e Popullit” e presidentit Recep Tayyip Erdogan fitoi shumicën në Parlament, por gara presidenciale kaloi në raundin e dytë sepse snjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave edhe pse Erdogan kryesoi me 49,52 për qind. Aktualisht përballë Erdogan garon kreu I Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kiliçdaroglu, i cili është kandidat i përbashkët i ”Aleancës Kombëtare”, e përbërë nga gjashtë parti opozitare.