Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Rivlerësimin e masës së sigurimit “arrest në burg caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Xhani.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka shpallur moskompetencën lëndore të saj, po në këtë datë.”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1.Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Pertrit XHANI, me vendimin Nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin Nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër.

2.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 05.06.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Xhani

Voltan Xhani, i arrestuar nga RENEA gjatë operacionit “Enigma” në Gjirin e Lalzit, teksa ndodhej duke drekuar me Xhevdet Plakun dhe disa persona të tjerë, do të hetohet nga SPAK. Kështu ka vendosur gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani pasi Gjykata e Shkodrës kishte shpallur moskompetencë.

Xhani akuzohet si njeriu që organizoi vrasjen e Elis Rroshkodolit, vitin e kaluar në Shkodër.