Katër protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës janë lënë të lirë nën masën e “Detyrim paraqitje”. 

Mësohet se gjykata gjithashtu iu ka ndaluar 4 protestuesve të drejtën për të marrë pjesë në tubime apo protesta. 

Të arrestuar ishin: 

1-Kevin Vidrica, i arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike, 

2-Bernard Metaliaj, i arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike, 

3-Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë. 

4-Artan Muçmata 

Kujtojmë se ata u arrestuan pas protestës tek Bashkia e Tiranës ku u hodhën bomba molotov.