Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Mësohet se Habilaj, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, është lokalizuar në një beach bar në pronësi të familjarëve të tij, ku qëndronte prej kohësh.

Arrestimi është kryer nga forcat e Operacionales së Tiranës, të cilat pas informacioneve të siguruara dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së tij dhe rrethimin e zonës.

Moisi Habilaj është dënuar me 15 vite burg në mungesë për trafikim droge në 4 episode gjatë viteve 2013-2017 në Shqipëri dhe Itali, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të vuajë 10 vite heqje lirie.

Policia pritet të japë detaje zyrtare mbi operacionin dhe rrethanat e arrestimit në orët në vijim.