Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se një burrë ka hyrë në ambientin e një lokali dhe i ka drejtuar armën një personi me qëllim për ta vrarë.
Situata ka shkaktuar panik te personat e pranishëm në vendngjarje, teksa deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në ambientet e lokalit ku ka bërë identifikimin e autorit dhe po punojnë për kapjen e tij.





