Gjykata e Korçës ka pezulluar nga detyra 4 policët e pikës kufitare të Kapshticës, ku të dielën Agjencia e Mbikqyrjes Policore sekuestroi në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kg heroinë, armë dhe municione.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të N/komisar Y. D me detyre Pergjegjes Turni në PKK Kapshticë, Inspektorit F.B me detyre N/specialist kontrollor në PKK Kapshticë, Inspektor L. H me detyrë Trupë shërbimi në PKK Kapshticë dhe Inspektor D. M me detyre Trupë shërbimi kontroll vija e dytë në PKK Kapshticë,duke caktuar si masë sigurie atë të pezullimit nga detyra.
Për drejtuesin e mjetit ku u gjet lënda narkotike dhe armët, V. B, gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve,e mbetur në tentative.