Gjykata Administrative ditën e sotme ka lënë në fuqi gjobën për Elton Debreshin për tubime të paligjshme.

Debreshi u gjobit për shkelje të rregullave të pandemisë më 26 mars të këtij viti, duke u gjobitur me 5 milionë lekë të reja.

Kandidati i pavarur për qarkun e Dibrës u gjobit për shkak se shkeli rregullat anti-Covid për grumbullim të paligjshëm gjatë fushatës elektorale.