Arkeologët francezë kanë zbuluar nëntë varre të mëdha që përmbajnë eshtrat e kuajve deri në 2000 vjet më parë, në një gjetje të përshkruar si të jashtëzakonshme. 28 hamshorët, të gjithë rreth gjashtë vjeç, u groposën menjëherë pasi u vranë

Ekspertët nga Instituti Kombëtar i Francës për Kërkimet Arkeologjike Parandaluese (Inrap), thonë se mbetjet datojnë që në kohën e luftërave galike, rreth fundit të pushtimit romak të asaj që ishte atëherë Galia dhe fillimit të perandorisë së Romës së lashtë.

Ata po ekzaminojnë eshtrat në përpjekje për të përcaktuar nëse kafshët u gruposën pasi u vranë në betejë apo si pjesë e një rituali kompleks. Gjithashtu një episod i sëmundjes së kafshëve është konsideruar i pamundur pasi vetëm kuajt meshkuj të rritur u varrosën, por mbetjet po ekzaminohen për parazitë.

Zbulimi erdhi pasi arkeologët gërmuan një vend të shekullit të 5-të deri në 6-të në Villedieu-sur-Indre në Francën qendrore , ku janë gjetur gjithashtu ndërtesa, kanale dhe një rrugë mesjetare. Gropa e parë e zbuluar përmbante 10 skelete kuajsh të plotë. Kafshët, me përmasa vetëm 1.2 metra, që thuhet se ishin tipike për kuajt galikë në atë kohë.