Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg Edmond Xhajën, shoferin i kamionit i cili u kap me 130 kilogramë kanabis sativa dy ditë më parë, në portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit atij i ishte gjetur në automjetin tip Benz, kamionçinë, me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, 100 pako me rreth 130 kg lëndë narkotike.

Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje është  shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të firmës së konfeksioneve, shtetasin:  A.X. 50 vjeç, banues në Tiranë.