Një muaj burg për 36-vjeçarin e kapur me 223 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit.
Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masën e sigurisë “burg me afat një muaj” për shtetasin M. D., 36 vjeç. Ai u arrestua në pikën kufitare të Portit të Durrësit 4 ditë më parë gjatë operacionit “Aseti”, pasi u kap me 223,200 euro që tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në PKK.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Paulin Çera.
Ndërkohë, edhe një ditë parë u sekuestruan sërish para në portin e Durrësit, konkretisht u kap një 40-vjeçar me mbi 108 mijë euro dhe franga të padeklaruara.
LEXONI EDHE:





