Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për të lëvizur shuma të mëdhaja parash pa i deklaruar në PKK, sekuestrohen në portin e Durrësit mbi 108 mijë euro dhe franga, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale. Arrestohet në hyrje të Shqipërisë 40-vjeçari të cilit iu gjetën paratë në furgonin që drejtonte.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 40 vjeç, banues në Dibër. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK.
Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij.
Ndërkohë, vetëm 3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223,200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.
Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara.
LAJM I LIDHUR: