Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, gjatë kontrollit fizik 21-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Toyota” që ky shtetas drejtonte, iu gjet një sasi tjetër me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.