Ditën e sotme në pikën doganore të Kapshticës u arrestua një person pasi në mjetin e tij u gjetën 3 automatikë, 1 pistoletë TT dhe një sasi fishekësh.

Armatimi do të kalonte drejt vendit fqinj por është zbuluar pa kaluar kufirin grek.

Armët e sekuestruara

Mësohet se në pranga ka rënë  Xhimi Hoxha, banues në Tiranë.

I arrestuari ka qenë në makinë i shoqëruar me një tjetër shtetas me inicialet M.V, i cili është shoqëruar dhe po kryhen procedurat e nevojshme.

Ai po pyetet nga forcat e policisë së drejtorisë vendore të Korçës.