Ky është momenti kur dhjetëra policë mësyjnë brenda hotelit me vlerë 1 milionë euro të Pëllumb Tudës në Durrës, i cili akuzohet për ‘Trafikimi i narkotikëve’ dhe ‘Shfrytëzim prostitucioni’.
Kjo godinë u konfiskua me vendim të gjykatës së Durrësit, pasi pronari e ka vënë pasurinë me para të siguruara nga aktiviteti i tij kriminal.
Me urdhër të prokurorisë janë konfiskuar edhe dy pallate në ndërtim. Vlera e tyre në treg arrin në 2 milionë euro.
Pëllumb Tuda ishte vënë në hetim pasuror dhe gjykata thotë se tashmë rezulton e provuar që pasuria e tij është vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.
Në korrik 2014, ai doli nga bugu me leje dhe plagosi dy persona në Durrës, duke u arrestuar sërish.
Gjithashtu ai u denoncua para 5 viteve nga banakieria në diskon në pronësi të tij sepse ka dashur ta shfrytëzonte për prositucion, dhe kur vajza e kishte refuzuar e kishte rrahur barbarisht. Por hetimi mbi këtë motiv u pushua, pasi vajza tërhoqi dëshmitë.





