Ngjarje e rëndësishme kozmike në qiellin e Tokës.

Kometa e gjelbër “ekzotike”, C/2022 E3 (ZTF), e cila i është afruar më shumë Tokës që nga koha e Neandertalit rreth 50,000 vjet më parë, pritet të duket më qartë në orën 6.00 të mëngjesit të 2 shkurtit.

Ky është një fenomen që po ndodh për herë të parë sot (1 shkurt 2023) pas epokës së akullnajave dhe zhdukjes së Neandertalëve.

Tipari që e bën atë unik është drita jeshile që lëshon.

Këtu mund ta shihni LIVE:

Kometa u zbulua nga astronomët në Observatorin Zwicky Transient Facility (ZTF) në Kaliforni në mars 2022. Ajo e ka origjinën nga reja e largët Oort në kufijtë e sistemit tonë diellor dhe vlerësohet të kryejë një orbitë rreth Diellit çdo 50,000 vjet ose më shumë.

Të përbëra kryesisht nga akulli, pluhuri dhe gazi, kometat zakonisht ndjekin orbita të gjata eliptike rreth yllit tonë. Ndërsa i afrohen Diellit, nxehtësia e tij e kthen akullin e kometës në gaz dhe pluhur, duke krijuar ‘bishtin’ masiv dhe spektakolar të saj.

Imazhet e deritanishme të C/2022 E3 zbulojnë se ka një nuancë të gjelbër, e cila besohet të jetë për shkak të përbërjes së saj kimike, kryesisht pranisë së karbonit diatomik, molekula e të cilit lëshon dritë jeshile kur goditet nga rrezet ultravjollcë të diellit.

Që nga mesi i janarit, kometa – duke u rritur vazhdimisht në shkëlqim që nga viti i kaluar në nëntor – është bërë më e lehtë për t’u vëzhguar me teleskopë.