Ish-kapiteni i Teutës dhe kampioni i Shqipërisë vitin e kaluar me Kukësin, Nijaz Lena, ka gjetur ekip të ri.

Lena është transferuar tek ekipi i ligës së dytë gjeorgjiane, FC Telavi. Ky ekip synon ngjitjen në ligën e parë për sezonin e ardhshëm dhe pret të mbështetet në shërbimet e mesfushorit nga Struga për të arritur këtë objektiv.

Lena nuk është aktiv në fushat e lojës që kur u largua nga Teuta para 3 muajsh, por ai pret që të rifitojë formën e dikurshme te ekipi gjeorgjian, me të cilin ka firmosur deri në fund të këtij viti.

Ai u largua në merkaton e janarit nga Teuta, por nuk mund të firmoste me ekipi tjetër pasi kishte luajtur tashmë me dy ekipe në këtë sezon, me Teutën dhe me Kukësin në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.