Gjendet trupi i pajetë i 59-vjecares Manushaqe Nexhipi nga fshati Ferras e cila që prej ditës së premte u deklarua e zhdukur nga familjarët e saj.
Rreth mesditës së kësaj të hëne, rrjedha e Lumit Vjosë e ka nxjerrë trupin e 59-vjeçares afër banesës ku ajo jetonte. Trupi i gruas, e cila sipas bashkëshortit të saj është mbytur në lumin Vjosë, është gjetur nga vetë familjarët.
Po sipas bashkëshortit, Manushaqe Nexhipi ka tentuar edhe herë të tjera të kryeje një veprim të tillë. 59-vjecarja, nënë e dy fëmijëve ishte e paralizuar nga njëra këmbë dhe njëra dorë si dhe vuante nga skleroza sipas familjarëve.





