Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Grabovë të Përmetit. Bëhet me dije se 38-vjeçari Ervis Bregu i cili mbeti i plagosur ka mbërritur në Spitalin e Traumës.
Gjendja e tij shëndetësore deri më tani paraqitet e rëndë, ndërkohë fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Spiralin rajonal të Gjirokastrës.
Ervis Bregu dhe Mustafa Koçi mbetën të plagosur mesditën e sotme, pasi u plagosën aksidentalisht nga shpërthimi i një bombe të vjetër, teksa ishin duke kryer punime në murin e një banesë në fshatin, Grabovë të Përmetit.





