Ka humbur jetën sot Jetmir Pemaj, shqiptari që u plagos në Angli disa ditë më parë.

“BBC” njofton se 33-vjeçari, u plagos në Harrow Street, Whitmore Reans, Wolverhampton.

Në lidhje me këtë vrasje është arrestuar Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham.

Familja e Pemajt ka thënë për mediat britanike se viktima ishte shumë i dashur dhe se do t’i mungojë shumë të gjithëve.

“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai do t’i mungojë shumë të gjithë familjes dhe miqve e tij”, tha familja Pemaj tha në një deklaratë.