Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, po mbahet samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Në këtë organizim po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

Po ashtu ishte lajmëruar se do të merrte pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, por ai nuk është paraqitur në këtë samit.

Sipas klankosova, Vuçiç është tërhequr momentin e fundit nga ky event.

Ndërkohë ende nuk dihet arsyeja se pse shefi i shteti serb nuk ka qenë i pranishëm në kryeqendren e Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë se diskutimet në samit do të përqendrohen te reformat kyçe për të “zhbllokuar” ndarjen e fondeve nga Plani i Rritjes.

Nga Plani i Rritjes, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, kanë marrë fondet e para të parafinancimi.

Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE, ndërsa Plani i Rritjes synon të përshpejtojë reformat dhe t’i përgatisë ato për anëtarësim.