Mbërrijnë në gjykatën e Shkodrës, Samuel Troshani dhe Izmir Sakica.

Dy të rinjtë u vetëdorezuan në polici 3 ditë më parë pasi ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit.

Ata do të dalin sot para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë pasi më herët trupa gjykuese kishte dhënë masën “Arrest me burg” në mungesë. Troshani dhe Sakica, përfliten për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale por zyrtarisht akuzohen vetëm për dhunën ndaj Brucit.