Ka humbur jetën në spitalin e Traumës, 54-vjeçari Sinan Kazhani, me detyrë polic në burg, i cili 4 ditë më parë qëlloi veten në banesë e tij me armën e shërbimit.
Kazhani u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë e më pas drejt spitalit të traumës në Tiranë, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.
Kolegë të 54 vjeçarit, disa ditë më parë, deklaruan se nuk kishin konstatuar probleme të shokut të tyre në punë dhe se nuk e kuptojnë arsyen që e ka detyruar të shkojë në ekstrem.