Një restorant në Gjermani, i quajtur Pizza Wolke nuk do ta kishte menduar në asnjë moment se në një pikë të caktuar do të kthehej në një lajm ndërkombëtar.

E gjitha kjo lidhet sepse në menynë e këtij restoranti rezulton si specialitet një picë e quajtur, Champignons League, e cila menjëherë sjell në mendje kompeticionin e famshëm të UEFA-s, Champions League.

Në media është aluduar se UEFA ka nisur një çështje ligjore për të drejtat e emrit, por që gjithsesi nga ana e qeveritarëve të futbollit garantohet se diçka e tillë nuk është e vërtetë, edhe pse në një reagim të tyrin qartësojnë se janë të gatshëm gjithnjë për të mbrojtur të drejtat e emrit.

“Falë kësaj historie disa persona janë duke përfituar për të marrë vëmendje. Sigurisht, UEFA e merr shumë seriozisht mbrojtjen e të drejtave të saj, por duket se ky është rasti. UEFA Champions League mund të bashkëjetojë normalisht me këtë picën e shijshme”, mbyllet deklarata e UEFA-s.