UKRAINE – Zyrtarët ukrainas të sektorit të shëndetësisë thonë se të paktën 83 vetë, pjesa më e madhe të pastrehë, kanë gjetur vdekjen këtë muaj nga temperaturat e ulëta.
Ukraina u përfshi këtë muaj nga rreshje të dendura dëbore. Dje ekipet e ndihmës së shpejtë u mobilizuan për të nxjerrë makinat e bllokuara nën pirgjet e borës nw kryeqytetin e vendit, Kiev.
Moti i keq ka penguar edhe lëvizjen e anijeve të mallrave në brigjet e Krimesë. Ukraina ka hapur 1 mijë e 500 qendra strehimi për personat që nuk kanë ngrohje.
Ministria e Shëndetësisë thotë se afro 200 vetë janë shtruar në spital nga problemet e ekspozimit ndaj temperaturave tepër të ulëta.