“Dy të kundërta që tërhiqen”, kështu e përshkruan vetë Silva Gunbardhi romancën e saj me bashkëshortin, Dafin.
Ajo një vajzë e qetë, e arsimuar dhe me një profil të rezervuar, ndërsa ai, një djalë çapkën dhe “gango” komplet i kundërt me të.
“Një grua e dashuruar është ajo që harron të gjitha ëndrrat dhe fantazitë fëmijërore dhe e pranon atë që ka përballë ashtu siç është. Kur jam lidhur unë me Dafin shumica e njerëzve janë çuditur, sepse unë isha një vajzë e urtë me shkollë dhe me të gjitha të mirat, kurse përpara kisha një çun gango, komplet e kundërta ime,” u shpreh Silva.
Pavarësisht sfidave të jetës së përditshme dhe përballjeve të pashmangshme në çdo marrëdhënie, këngëtarja rrëfen se ajo dhe Dafi kanë ruajtur të njëjtën dashuri që nga dita e parë.
“Çdo ditë që e shoh, më ndriçojnë sytë. Ai është ende drita në sytë e mi. Parukierja ime më thoshte ‘maksimumi me këtë ti Silva gjashtë muaj shkon’, epo kanë kaluar 12 vjet! Përditë e shoh, pavarësisht përballjeve që kemi se çdo çift ka përballjet e veta dhe vështirësitë e jetesës së përditshme, çdo ditë që e shoh, e shoh në dritë të syrit. Më ndriçojnë sytë kur e shikoj atë”.