Janë publikuar 28 emrat emrat e parë të kandidatëve për eurodeputetë të partisë Demokracia e Re që do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 qershor.

Në mesin e kandidatëve është edhe kampioni olimpik Pirro Dhima, presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes i cili në një intervistë të bërë më herët për origjinën e tij shkaktoi reagime.

“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, tha Dhima aso kohe kur u pyet mbi origjinën e tij nga një gazetare greke, Elena Akrita intervistë që u komentua gjerësisht.

“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai. Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh ai në atë kohë.

Ndërkohë për zgjedhjet, zbulimi i listës zyrtare do të bëhet menjëherë pas konferencës së partisë në një ngjarje speciale që do të zhvillohet mes 10 dhe 15 prillit.