Edhe 100 vite gruas Frymëzuese, Myzejen Konduri!

Ky urim është dhe një mesazh që të mos lëmë në harresë vlerat e të kujtohemi, kur të mbyllin sytë…

Me përkushtimin e vizionin e saj, në degë të viteve, frutet e sukseseve në komunitetin e grave dhe e Rinisë kanë qenë shumë.

Brenda heshtjes së saj, s’ka bërtitur për vështirësitë për t’i arritur këto suksese.

Pa iu dorëzuar dëshpërimit, edhe në krijimtari, me poezitë Ylber me problemet e kohës, veçanërisht në Letërsinë për fëmijë, ku shkëlqen, i ka dhënë krah ëndrrave.

Vlerësimin dhe respektin, ajo e sheh në sytë e qytetarëve dhe fjalëve të ngrohta, që nuk ia kursejnë.

E dashur Myzejen!

Mbetsh sa më gjatë kaq frymëzuese, me Përkushtimin & Energjinë, duke na bërë krenare!