Ndodhi gjatë derbit sicilian të Serisë D italiane mes Igea Virtus dhe Messinës, që përfundoi në barazim 0-0. Portieri i Messinës, Armando Prisco, i futur në fushë si zëvendësues i të dëmtuarit Meo, u pikas duke urinuar në fushë në fillim të pjesës së dytë.

Ky veprim nuk kaloi pa u vënë re nga arbitri kryesor, që duke u bazuar në rregullore, e ndëshkoi me karton të kuq. Por si u justifikua portieri për këtë veprim të pazakontë?

Pi dy litra e gjysmë ujë në ditë, ndoshta tre, për të eliminuar lëngjet e tepërta. Imagjinoni që urinova para së të mbërrija në fushë dhe para nxemjes, gjithashtu edhe kur u futëm në dhomat e zhveshjes dhe gjatë pushimit. Po më shpëtonte, mundohesha të lëvizja por ishte e pamundur ta mbaja. Sapo pashë që loja ndali për një zëvendësim, përfitova nga rasti dhe u shkarkova pas një talele reklamash. Nuk më pa njeri, përveç arbitrit, për fat të keq.

Prisco nuk protestoi, i kërkoi të falur arbitrit për veprimin e tij të pahijshëm dhe doli nga fusha. Tani pritet që komisionet disiplinore ta ndëshkojnë për gjestin “antisportiv”. Gjithsesi, djaloshi bën një premtim: “Nëse do të më ndodhë përsëri, do të bëj të pamundurën ta mbaj. Jam 21 vjeç, duhet t’ia dal.”