Një 50 vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi policia e ka kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë kundrejt gruas dhe dy fëmijëve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 50 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe ndaj 2 fëmijëve të tyre.“, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.