Vajza e Mel B dhe Eddie Murphy ka konfirmuar statusin si transgjinor.

Angel Brown është fëmija i vetëm i yllit të Spice Girl dhe aktorit, i ardhur nga lidhja e tyre e shkurtër në vitin 2006. Ajo lindi një vit më vonë, kur ata ishin ndarë dhe ka qenë shkaku i mosmarrëveshjeve të ish-çiftit.

Pas zgjidhjes së konfliktit, ata arritën një marrëveshje në vitin 2009 dhe Eddie ka një raport të ngrohtë me Mel dhe Angel.

Disa javë pas ditëlindjes së 18-të, Angel ka përditësuar emrat në rrjetet sociale duke treguar se identifikohet si djalë.

“Është një vendim që Angel mori dhe Mel është treguar mirëkuptuese, ashtu si Eddie. Nuk kishte ndonjë ngjarje të madhe për ta shenjuar. Angel donte thjesht ta bënte të ditur se cilët përemra i përshtaten tani”, tha një burim pranë tyre për Daily  Mail.

Bashkë me Angel, Murphy, i cili është 64 vjeç, ka dhjetë fëmijë me pesë gra të ndryshme: Eric, Bria, Christian, Myles, Shayne, Zola Ivy, Bella Zahara, Izzy Oona dhe Max.

Mel ka Phoenix Brown me ish-burrin, Jimmy Gulzardhe Madison Brown Belafonte me Stephen Belafonte.