- Kërkoni një arsye te forte për te lënë duhanin? Përveç rrezikut për kancer ne mushkëri, ka edhe një rrezik tjetër për te gjitha femrat.
13 dhjetor 2014 – Nëse cikli menstrual për ju është i dhimbshëm dhe i padurueshëm, qe ju shkakton probleme si ne shtrat ashtu edhe ne pune për dite me radhe, ka mundësi qe gjithçka te jete shkaktuar nga cigarja.
Ne fakt, duhanpirja mbyll enët e gjakut, çka e bën trysninë e gjakut gjate ciklit edhe me te vrullshëm. Sasia e oksigjenit qe mbërrin ne mitër është me e vogël, prandaj edhe dhimbja shtohet.
Te gjitha këto informacione vijnë pas një studimi australian i cili ka anketuar dhe ka analizuar plot 9067 femra për gjate 13 viteve.
Sa me herët ta kenë filluar duhanin vajzat, aq me te dhimbshëm dhe kronik e kanë ciklin.
"Shumë hormone zhvillohen gjatë pubertetit dhe duhan para moshës 13 vjeçare mund të prekë këtë rregullim hormonal."- thonë gjinekologët.





