Nipi i 58-vjeçarit, Kosta Plaka që u vra nga ish dhëndri Refit Buzi, ka deklaruar se kjo ngjarje e rëndë ishte e paralajmëruar pasi ata kishin probleme dhe se 35-vjeçari e kishte kërcënuar me armë zjarri vajzën.
Ai deklaroi se është arrestuar disa herë por është liruar.
“Ishte mëngjes. U zgjova nga gjumi se dëgjova zhurma. U çuam të gjithë. Dolëm në ballkon dhe dëgjuam zhurma nga shtëpia e xhaxhait. I rashë në telefon policisë, nuk u përgjigj. Kjo ngjarje është e paralajmëruar disa herë.
Personi është kapur disa herë. Policia arresto, prokuroria nxjerr. Ai ka vrarë xhaxhanë, ka plagosur gruan e tij. Se dimë se si është gjendja e saj. Rrëmbeu vajzën, është rreth 23-24 vjeçe. Nuk kanë të martuar, por të fejuar.
Kanë qenë të lidhur, janë ndarë dhe erdhi kjo situatë sot. Kjo ngjarje ka qenë e paralajmëruar. E ka kërcënuar dhe vajzën me armë. I ka shkuar më herët te puna. E ka marrë policia, por më pas është liruar. Ishte ngjarje e paralajmëruar.”, tha ai.





