Anëtarja e jurisë Valbona Selimllari, ka shpërthyer në një mënyrë krejt të papritur në spektaklin e mbrëmjes së sotme në “Dance With Me”, ku nuk e ka përmbajtur dot revoltën në lidhje me gjykimin e dy anëtarëve të jurisë.

Ajo ka marrë në mbrojtje dy konkurrentët e “Dance With Me”, Fjolla Morina dhe Xum Allushi.

Fjolla dhe Xumi janë kritikuar nga Robert Aliaj dhe Albi Nako për performancën e tyre të dobët, madje duke i vlerësuar të dy me notën 5. Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Valbona Selimllarit, e cila i ka mbrojtur konkurrentët, duke thënë se performanca e tyre është ndërruar minutën e fundit dhe se ata kanë punuar gjithë natën për valsin e tyre.