Valdet Rama zgjedh Lindjen e Largët për të vazhduar karrierën. Ish mesfushori i kombëtares shqiptare, është transferuar zyrtarisht në kampionatin kinez pasi ka firmosur me klubin e Superligës së këtij vendi Yanbian Funde. Pasi i përfundoi kontrata me Wurzburger Kickers skuadër që nuk arriti të siguronte dot mbijetesën në Bundesligën e dytë gjermane, Valdet Rama në moshën 29-vjecare ka zgjedhur milionat që i kanë ofruar nga Lindja e Largët kundrejt ofertave për të qëndruar në Europë.Pas eskperiencave në Spanjë me Valladolid, dhe në Bundesligën e dytë gjermane me Munich 1860 dhe Wurzburger Kickers, Valdet Rama do të jetë pjesë e Yanbian Funde për dy vitet e ardhshme. Pas 16 javëve kampionat Yanbian Funde pozicionohet në vendin e fundit të Superligës kineze në kuotën e 10 pikëve dhe drejtuesit e këtij klubi afruan në skuadër Valdet Ramën pikërisht me synimin që mesfushori shqiptar ta ndihmojë skuadrën me paraqitjet e tij në fushë për të siguruar qëndrimin në elitë. Në sezonin e fundit Valdet Rama zhvilloi në total 28 ndeshje me Wurzburger Kickers në kampionat duke realizuar dhe 2 gola.
Valdet Rama transferohet në Kinë, firmos me Yanbian Funde
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
Partneri fle me shpinën nga ju? Ja çfarë mund të fshihet pas këtij pozicioni
Zelensky pret që lufta të vazhdojë edhe gjatë dimrit
Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer





