Valter Maxarri është trajneri i ri i Kaljarit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, nëpërmjet një postimi zyrtar, teksa bëhet me dije se tekniku italian ka firmosur kontratë deri më 30 qershor të vitit 2024.

Ndihmësi i tij do të jetë Klaudio Beluçi.Maxarri do të zëvendësojë Leonardo Sempliçin, e shkarkuar pas rezultateve negative në 3 javët e para.

59-vjeçari ka një karrierë tepër të pasur, teksa në të kaluarën ka drejtuar Livornon, Rexhinën, Sampdorian, Napolin, Interi, Uatfordin, teksa ekipi i fundit që kishte drejtuar ishte Torino.

Pas një sezoni pushim, Maxarri rikthehet për të drejtuar Kaljarin. Ai është aktivizuar si futbollist te skuadra e Kaljarit në vitin 1982, ku regjistroi vetëm 4 paraqitje.