Marco Van Basten, ish-qendërsulmuesi holandez i AC Milan, autor i 125 golave në 201 ndeshje me kuqezinjtë duke fituar 14 trofe dhe 3 herë “Topin e Artë” ka qenë i intervistuari i veçantë nga Fabio Capello në kanalin televiziv “Fox Sportos”. Capello ka qenë trajneri i fundit në karrierën e Van Basten, në fillim të viteve ’90. Golashënuesi nga Utrecht kujton edhe një herë operacionin në kavilje, ajo që e detyroi të largohet nga futbolli i luajtur në moshën 29-vjeçare…

“U operova dhe menjëherë pas ndërhyrjes e ndjeva se nuk do të kthehesha kurrë në nivelet e mia. Ashtu ndodhi, një mëkat. Faktikisht unë isha ai që këmbënguli për operacionin. Kisha dhimbje në kavilje dhe më thanë se do të bënin një operacion për të pastruar kaviljen, që do të më jepte mundësinë të vazhdoja përpara pa pasur probleme, – tha Van Basten. – Doktori më tha që do të qëndroja 4 deri në 6 javë larg fushave të lojës, por nuk u riktheva më…”