“Vangjushit i janë bërë sytë vetëm beton” ka qenë komenti i një prej qytetarëve që ka komentuar këtë mëngjes në faqen e Edi Ramës, dhe që nuk e ka lënë kryeministrin pa iu ‘përveshur’ mirë.
Komentuesi i ka shprehur Ramës shqetësim për situatën në Durrës, duke akuzuar kryebashkiakun Vangjush Dako se vetëm hedh beton në qytetin bregdetar. Qytetari ka marrë spunto nga një status i shefit të qeverisë në “Facebook” ku ai ka publikuar lajmin se thesaret e Parkut Arkeologjik të Apollonisë do të shfaqen të restaurura në prill.
Por kur i ka përmendur Dakon, që njihet si nga njerëzit politikë më të afërt të Ramës, ky i fundit i ka dalë në mbrojtje duke i dhënë një përgjigje të prerë se “Veliera” është një kryevepër e shkëlqyer.
Komentuesi: Hidhi pak vemendje per velieren ne durres se vangjushit jan bo syt vetem beton
Rama: Lere te mbaroje pastaj fol dhe ji i sigurt se Veliera eshte nje kryeveper arkitektonike dhe sheshi para portit nje zgjidhje e shkelqyer urbane!





