Vapa në fundjavë, në qendrat turistike malore nuk ka dhoma të lira (foto-galeri))
15gusht 2015 –Temperaturat e larta që vazhdojnë të mbajnë të mbërthyera qytetet kryesore të vendit i kanë detyruar pushuesit të zgjedhin qendrat malore për të kaluar fundjavën.
Valbona, Pogradeci e Thethi janë kthyer në pikat më të kërkuara turistike dhe të gjesh një vend për të të pushuar të shtunën e të djelën është një mision gati i pamundur.
Nga një hetim i shkurtër i Dyrrahut mësohet se në këto qendra malore e liqenore sot nuk ka dhoma të lira në hotele e bujtina, madje është gati e pamundur të gjesh mundësi sistemimi as në familje që japin dhoma me qira. Sipas operatorëve turistikë lokalë fundjavat prenotohen nga pushuesit disa ditë më parë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Policia hyn me forcë në shtëpinë e futbollistit në Rumani dhe e dërgojnë në psikiatri
Harta e re Territoriale, Bashkia e Krujës kundërshton kalimin e Rinasit dhe aeroportit “Nënë Tereza” nën administrimin e Tiranës
Ikën Altin Jani, emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar
Deputeti i PS në qarkun e Durrësit humb bashkëshorten





