Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës vazhdojnë kontrollet dhe monitorimet për masat ndaj COVID-19. Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit janë realizuar 1381 kontrolle dhe janë vendosur 11 masa administrative:
4 masa me gjobë në fasoneri, kompani nafte, supermarket;
7 masa administrative për pezullim aktiviteti institucione publike, market ushqimor, dyqan veshjesh dhe filial banke;
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura.
Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë:
- Dezinfektoni ambientet;
- Kryeni ajrosjen rregullisht;
- Përdorni maska apo barriera mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët.
- Qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura:
- Mbani distancën;
- Vendoseni maskën;
- Ruani higjienën personale dhe kolektive.