Teksa vazhdon vala e aksionit nga ana e UKD-së për goditjen e informalitetit të ujit të pijshëm, një tjetër biznesmen është kapur me lidhje të paligjshme.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit F.K. 57 vjeç, banues në Shijak.
Gjatë kontrollit të kryer në biznesin e tij nga punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, u konstatua se ka bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit.
Pasidten e djeshme, policia e Durrësit njoftoi për procedimin e një tjetër biznesmeni nga Durrësi, në biznesin e të cilit u konstatua lidhje e paligjshme e ujit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penal “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit” parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.





