Policia arrestoi sot bashkëshortin e Merushe Gjuzit, nga Rrogozhina, e cila vdiq një ditë më parë duke hapur derën e furgonit dhe hedhur në rrugë teksa mjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi.

Blutë bëjnë me dije se pas hetimeve të thelluara për rastin M. Gj., 68 vjeç, akuzohet për  veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e saj, e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.